Gruevski, drejtësia të mos bie nën ndikimin e politikës
Opozita mendon se vetëm kriza në tër vendin mund ti nxjerr nga gjendja në të cilën ndodhen, prandja nuk dëshirojnë të mbahen zgjehdjet më 24 prill...

Kështu ka deklaruar lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, sipas të cilit Zaev për këto qëllime paralajmëron akuza dhe paraburgime, me shpres se kjo do të ndikoj në fushatë.
Njëherit ai apeloi që organet e derejtësisë të mos bien nën ndikimin e politikës.
“VMRO-DPMNE i inkurajon organet e drejtësisë të mos bien pre e kurrfar presionesh të punojnë vetëm në bazë të ligjit dhe të mos lejojnë të implikohen në fushatë politike” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Sipas Gruevskit me destruktivitet dhe afera të fabrikuara nuk mund të fitohet besimi i qytetarëve. Ata e dijnë se kush punon në interesin e tyre dhe atë do të konfirmojnë për herë të dhjetë pa marr parasyshë atmosferën që po e krijon LSDM dhe mediat e tyre, pa marr parasyshë aferizimin, shpikjet dhe montimet. (Ersan Pajaziti, TVM2)
