Trafiku ndërkombëtarë i drogës, 18 të arrestuar përfshirë shtetas të Maqedonisë

13.02.2016 16:49

18 persona kanë përfunduar në pranga, në kuadër të operacionit policorë ndërkombëtar të koduar "Chema", ku kanë qenë të përfshirë policitë e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Turqisë, që nga fillimi i vitit 2015....

Bashkim Murataj 52-vjeç nga Tirana është arrestuar këtë mëngjes nën akuzën se ka qenë organizatorë i gruepit, ndërsa janë arrestuar edhe dy shtetasit e Maqedonisë  Mevlan Idriz 39 vjeç nga Tetova dhe Mahid Abdi 46 vjeç nga fshati Sallarev, të cilët u arrestuan nga policia kufitare shqiptare në Kapshticë.

Policia poashtu sekuestroi edhe 73 gramë kanabis, 4 aparate celularë, 150 euro dhe 1 veturë Vloksvagen polo.  Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar e ndaluar edhe 15 persona të tjerë 14 prej të cilëve në Maqedoni 1 në Serbi dhe 3 të tjerë në Shqipëri. 

Në operacionin Chema që zgjati rreth 1 vit në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi janë sekuestruar në total 3232 gram heroinë, 4600 gram kanabis sativa dhe 2.83 gram kokainë.