Janakievski dhe Themelko mbeten të lirë, specialja e pa kënaqur me vendimin e gjykatës
Gjykata penale në Shkup refuzoi katër kërkesat e Prokurorisë Speciale për paraburgim...

Gjykata penale në Shkup refuzoi katër kërkesat e Prokurorisë Speciale për paraburgim nën dyshimin për kryerje të veprave të rënda penale manipulim në zgjedhje, duke i lënë të mbrohen në liri Mile Janakievski, Edmond Temellko, një i akuzuar tjetër i punësuar në MPB dhe një anëtarë i Komisionit Zgjedhor Komunal në Qendër.
Ndërsa katër të akuzuarit tjerë do të merren në pyetje ditët tjera, pasi që janë aryetuar se nuk mund të paraqiten në gjykatë me anë të biletave, si vërtetim se ndodhen jasht shtetit.
“Pas marrjes në pyetje të personave kundër të cilëve është paraqitur propozimi, në afat prej 6 orësh pas marrjes në pyetje, gjykata ka sjellur këto vendime. Në lidhje me personin E.T është refuzuar propozimi për paraburgim dhe të njejtit I është shqiptuar masë parandaluese lajmërim në gjykaten e Resnjës një here në javë. Në lidhje me tre personat tjerë, vendimi I gjykatësit është që propozimi të refuzohet. Aryet për këtë vendim janë të shënuara në shpjegimin, për të cilin është lejuar ankesa në afat të 24 orëve” – tha Paula Bozhinovska, zëdhënëse e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Kurse sa i përket hetimit për një person për manipulime të zgjedhjeve lokale të 2013-ës në Çair, personi do të merret në pyetje të hënën.
“Në lidhje me propozimin e dytë, që I referohet një personi, do të vazhdon të hënën, pasi që është marrëveshje mes prokurorit dhe gjykatësit, me çka është ftuar personi të hënën të paraqitet në gjykatë” – deklaroi Dejan Ristovski, zëdhënës i Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Pas daljes nga Gjykata nuk janë prononcuar as të akuzuarit dhe as avokatët e tyre, por pasi ka lëshuar vendin nga Pusteci në Shqipëri është prononcuar i akuzuari Edmon Themelko, i cili ka mohuar akuzuat.
“Gjykata numër 1që e trajton këtë çështje, pasi I pa këto akuza, pasi u njoftova edhe unë, I hodhi të pa baza sepse kanë të bëjnë me zgjehdjet e vitit 2012 në Maqedoni.Duke e pare situatën politike në Maqedoni, një opozitë e dobët dhe e çoroditur nuk din kë të akuzojë më parë. Kjo ishte një nga arsyet që u gjend emir im.D.m.th un isha dje në pzetje në gjykatë, pas një orë një orë e gjysëm që u pieta gjykata nxorri një vendim që më la të lirë dhe nuk I mori për bazë ato kërkesa të kësaj prokurorie special që të motuara edhe të pa baz” – u shpreh Kryetari i Pustecit, Edmond Themelko.
Por kështu nuk mendon Prokuroria Speciale Publike, e cila vendimin e gjyqit e konsideron si lëshim mundësie për tu shkruar në histori, ndërsa paralajmëron se do të pasojnë ankesa ndaj vendimit të gjykatës për ti lënë të lire të akuzuarit.
"Gjykata Penale e Maqedonisë, tani për tani, lëshoi mundësi që të shkruhet në historinë e Republikës së Maqedonisë. Pasojnë ankesa!”, thuhet në postimin në profilin zyrtar të Prokurorisë Speciale, në rrjetin social Twiter.
Për të akuzuarit që ende nuk janë paraqitur në gjykatë në mesin e të cilëve janë edhe ish ministreja e brendshme Gordana Jankullovska dhe sekretari i Qeverisë Kirill Bozhinovski, do të vendoset nga dita e hënë. Prokuroria Speciale kërkesën për paraburgim e bazon në arsyetimin se të akuzuarit mund të ndikojnë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojnë dëshmi lidhur me hetimet. (Ersan Pajaziti, TVM2)
