PLD: Të themelohet gjykatë speciale në Maqedoni, LR PDSH dhe RDK mbështetje gjykatës speciale
Partia Liberal Demokratike kërkon themelimin urgjent të Gjykatës Speciale në Republikën e Maqedonisë, në kopetencë të së cilës do të ishin të akuzarit nga Prokuroria Speciale Publike...

“Paralajmëruam se gjyqësia dhe komplet sistemi i cili në të gjitha nivelet e saj gjatë dhjetë viteve u ndërtua nga Gruevski dhe familja, mundet që nëpër ujë ta lëshojnë punën dhe mundin e prokurorëve special në lëndën ‘Titanik’. Treguam për nevojën e plotësimit të Marrëveshjes së Përzhinos me formimin e Gjykatës speciale, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare i cili do t`i respektoje standardet e transparencës, pavarësisë dhe sundimit të drejtës. Frikësohemi se akuzat e dala nga Kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva, do të opstruohen nga gjykatësit të cilët janë ndjekës të familjes dhe se partia në pushtet do të tentoje që nga akuzat të bëjë farsë “, theksojnë Liberal Demokratët.
Mbështetje punë së prokurores special i kanë dhënë edhe Lëvizja për Reforma në PDSH dhe RDK. "Inkurajojmë Prokuroren Speciale dhe ekipin e saj që në këto momente historike për sistemin gjyqësorë të Maqedonisë, të mos kursejnë asnjë nga shkelësit e Ligjit duke nxjerrë para drejtësisë të gjithë pjesëtarët e krimit të organizuar, pa dallim përkatësie partiake dhe etnike”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për reforma PDSH.
Ndërsa nga Rilindja Demokratike Kombëtare thonë se kryefjala e zhvillimit të vendit drejt strukturave euroatlantike është sundimi i ligjit dhe fuqizimi i institucioneve. “Zhvillimet e fundit nga ana e institucionit të ri të Prokurorisë Speciale argumentojnë fuqishëm qëndrimin konsistent të RDK-së se sundimi i ligjit do të arrij te çdo individ apo grupacion që ka guxuar të cënoj dhe dobësoj në maksimum institucionet e vendit”.
Sipas RDK-së Institucionet e vendit janë cënuar aq rëndë nga forcat destruktive për një periudhë të gjatë kohore, saqë kërkohet një punë e jashtëzakonshme e të gjithë forcave progresive në vend që të sjell një ekuilibër në rikthimin e sundimit të ligjit.
