Kerry në Tiranë, policia blindon kryeqytetin shqiptar

13.02.2016 17:42

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri ditën e nesërme në Shqipëri, pritet ntë shoqërohet me masa të rrespta sigurie...

Më tepër se 1500 forca policore do të qëndrojnë në gatishmëri për t’i garantuar sigurinë e jetës sekretariot amerikan, ndërsa është parashikuar të ketë patrullime me helikpter si dhe patrullime të vazhdueshme në terren. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit në Shqipëri Altin Qato, dha detaje mbi këto masa sigurie.

Sipas policisë rruga nga Aeroporti i Rinasit deri në Qendër të Tiranës, dhe në akset, ku ka axhendë sekretari Kerri pritet të jetë e bllokuar që prej orës 7 të mëngjesit deri në 15 pasdite.

Masat e sigurisë pritet të jenë të ngjashme me ato të vizitave të personaliteteve të huaja, që kanë vizituar Shqipërinë si papa Francesku, kancalerja Merkel, kryeministri serb Vuçiç etj.