Unitedi pëson humbjen e radhës, zbeh gjasat për “Champions”

13.02.2016 19:32

Manchester Unitedi ka pakësuar gjasat për kualifikim në “Ligën e Kampionëve”, duke u mposhtur nga Sunderlandi me rezultat 2 me 1...

“Djajtë e kuq” që assesi nuk po gjejnë formën në këtë sezon, tani kanë shtatë humbje në Premier Ligë dhe janë gjashtë pikë larg pozitës së katërt që siguron kualifikimet për “Champions”.

Unitedi u befasua në minutën e dytë të takimit kur Khazri me një gjuajtje në formë harkimi mposhti David de Gean e papërgatitur.

Anthony Martial ia ktheu shpresat ekipit të tij me golin e realizuar në minutën e 39-të, por Kone në minutën e 82-të ia siguroi fitoren e madhe Sunderlandit.