Starton All Star Game, Zac Lavine Mvp-ja i natës së parë
Mbrëmja e parë nga tre netët, dedikuar All Star Game kurorëzoi yllin e Minnesotta Timberwolves Zach Lavine, i cili falë formës së tij fantastike udhëhoqi skuadrën e përbërë nga basketbollistët amerikanë drejt triumfit me shifrat 157-154, ndaj ekipit të të huajve që janë pjesë e Nba....

Falë një paraqitjeje mbresëlënëse me 30 pikë 7 rebound 4 asiste Zach Lavine bëri të tijin edhe titullin e Mvp-së në mbrëmjen Rising Stars Challenge duke lënë pas me vetëm 1 votë letonezin e talentuar të New York Knicks, Kristaps Porzingis. Në këtë sfidë nga njëri krah qëndronin basketbollistët amerikanë që kanë maksimumi 2 vite që janë pjesë e Nba ndërsa në krahun talentet e huaja. Për tu mbajtur mend edhe paraqtija e Porzingis i cili verën e kaluar u përzgjodh zi zgjedhja e 4-t draftit nga New York Knciks.
Letonezi ishte autori 30 pikëve në duelin e yjeve të rinj duke realizuar 12 nga 16 goditjet e tij gjithsej nga loja, ndërkohë që shtoi edhe 5 rebound dhe 4 asiste. Përvec Porzingis nga kjo sfidë doli i humbur edhe trajneri i përfaqësues italiane Ettorre Messina, një emër i njohur në basketbollin europian që mban njëkohësisht edhe postin e asistentit të parë të Gregg Popovich te San Antonio Spurs.
Skuadrës së Messinës për të evituar humbjen nuk i mjaftuan 30 pikët e Porzingis por edhe 59 pikët e realizuara nga dyshja e përbërë nga afrikani Emmanuel Mudiay i Denver Nuggets dhe kanadezi Andreë Wiggins i Minnesotta Timberëolves. Te skuadra e përbërë nga talentet e rinj amerikanë përvec 20-vjecarit Zac Lavine shkëlqeu edhe dyshja e Los Angles Lakers, Jordan Clarkson-D’Angelo Russell pa harruar këtu yllin në rritje të Phoenix Suns Devin Booker.