Pintrualut fitues i sllallomit të madh në Japoni
Francezi Alexis Pinturault është fitues i sllallomit të madh në kuadër të Kupës Botërore, që sot u mbajt në Yuzawi Naebi të Japonisë...

Pinturalut, pas vendit të dytë në garën e parë, me një rrëshqitje të shkëlqyeshme në të dytën, erdhi deri te fitorja e 11-të në karrierën e tij, apo e dyta sivjet, me 51 të qindta përparsi ndaj të dytit, bashkëatdhetarit të tij, Mathiue Faivre.
Në piadestal bashkë me francezët, u ngjit edhe italiani Massimilano Blardone.
Në garën e dytë, nga favoritët e mëdhenj, dështoi lideri i rrëshqitjes së parë, gjermani Fritz Dopfer, si edhe austriaku Marcel Hirscher, që u ndalën në pozitën e gjashtë dhe të shtatë. Hirscher, edhe përkundër kësaj, vazhdon të prijë në rënditjen e sllallomit të madh, me 401 pikë, 104 më shumë se I dyti Victor Muffat-Jenade.
Hirscher është lider edhe në rënditjen e përgjithshme, me 1045 pikë të tubuara, 124 më shumë se Henrik Kristoffersen dhe 129 më shumë se Aksel Lund Svindal. (Mustafa Ademi, TVM2)
