Futsal Shkupi udhëton drejt Prilepit
Futsal ekipi i Shkupit nesër do të udhëtojë për në Prilep për tu përballur me ekipin e Hedis në kuadër të javës së 14-të në elitën e futsallit në vend...

Atmosfera në taborin e “bardhekaltërve” është në nivel dhe të gjithë janë të mendimit se edhe ndaj kundërshtarit të rradhës mund të arrijnë një rezultat pozitiv dhe për në Shkup të kthehen të pamposhtur.
“Me gjithë respektin për ekipin e Hedis, mirëpo neve edhe në këtë ndeshje do të futemi për të fituar. Kemi kualitet dhe forcë, andaj shpresojë se edhe nga kjo përballje njëjtë sikurse në përballjen e javës së kaluar kundër SEE Univerzitetit do të arkëtojmë tre pikët e plota dhe do jemi në garë deri në fund për të mbajtur këtë pozitë ku jemi” – tha për faqen zyrtare të klubit në facebook, njëri ndër futbollistët më të mirë të skuadrës nga Çairi, Nikolla Dimovski.
Shkupi në ndeshjen e parë të zhvilluar ndaj Hedisit në palestrën “Enver IDRIZI” kishte mundur këta të fundit bindshëm me rezultatin 9:1. Megjithatë një gjë e tillë nuk duhet mashtruar skuadrën e Shkupit, thotë Bejtulla Jakupi, i cili nga kjo ndeshje do të ishte i kënaqur që të merrte edhe një barazim, pasi Hedisi si vendas deri më tani ka vetëm një humbje, edhe atë kundër kampionit në fuqi, Zhelezarecit.
“Vërtetë ata janë një ekip i fortë, sidomos kur luajnë në parketin e tyre, ashtu që nuk duhet të në mashtrojë rezultati nga ndeshja e parë. Duhet të jemi shumë të koncentruar që nga fillimi dhe të mundohemi që në maksimum ti shfrytëzojmë rastet para portës së tyre. E dimë që nuk do të jetë lehtë një gjë e tillë, megjithatë besojmë në ekipin tonë dhe pikërisht ky vetëbesim na ngrit neve si ekip, andaj besojmë se do ja dalim që në Prilep të mos mposhtemi” – tha Jakupi.
Hedisi në 6 ndeshjet e zhvilluara si vendas ka arritur 5 fitore dhe vetëm një disfatë, edhe atë nga lideri aktual Zhelezareci (3:7). Aktualisht ata ndodhen në pozitën e katërt me 24 pikë, 3 më pak se Shkupi që shpreson se edhe pas kësaj jave të ruajë pozitën e dytë.
Ndeshja Hedis – Shkupi zhvillohet me fillim në ora 13:30 minuta në palestrën “Riste Ristevski”, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja e arbitrave nga Kavadari, Zoranço Temelkov (arbitër i parë) dhe Goce Nedev (arbitër i dytë). (futsalShkupi)
