Protesta para qeverisë kundër migrimit, protestuesit: 600 mijë qytetarë kanë migruar

13.02.2016 20:15

Qytetarë, të shqetësuar nga ikja e të rinjve nga vendi, protestuan para Qeverisë duke vendosur këpucë...

Aktivistët thonë se të dhënat e organizatave ndërkombëtare tregojnë se rreth 600 mijë persona kanë lëshuar Maqedoninë dhe se fajtori kryesor janë autoritetet vendore.

Ky numër i madh i të shpërngulurve është rezultat i politikave të këqija të pushtetit, përkatësisht skamja, varfëria, papunësia dhe pikërisht për shkak të kësaj mblidhemi këtu, ti ftojmë për ti kushtuar vëmendje këtij problemi dhe të marrin masa konkrete, për të penguar ekzodin theksoi një protestuese.

Protestuesit theksuan nevojën për reforma themelore, për parandalimin e migrimit.