Kerry kritika të ashpra Rusisë për Sirinë dhe Ukrainën
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri ashpër e kritikoi Rusinë për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë dhe në Siri, duke e akuzuar për "agresion të përsëritshëm" në të dy vendet...

"Sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi derisa nuk i zbaton të gjitha aspektet nga marrëveshja paqësore për Ukrainën, që u arrit në Minsk vitin e kaluar", deklaroi Keri në Konferencën e sigurisë për Siri në Munih.
Sipas tij, Rusia ka një zgjidhje të thjeshtë ose në tërësi do ta zbatojë marrëveshjen nga Minsku, ose edhe më tej do të ballafaqohet me sanksione të ashpra ekonomike.
Keri vlerëson se Rusia nuk e përfill vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare me mbështetjen që u afron aktivistëve proruse në lindje të Ukrainës dhe me intervenimin e saj ushtarake në Siri, në favor të presidentit Bashar al Asad.
Fjalimi i Kerit, pasoi pasi kryeministri rus Dmitrij Medvedev në tubimin e njëjtë e akuzoi Perëndimin se sërish e fillon Luftën e Ftohtë me sanksione që ia dedikuan Rusisë për shkak të Ukrainës, si dhe me veprimet e reja të NATO-s.
I ashpër ndaj Rusisë ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka deklaruar se Rusia po destabilizon Evropën dhe se retorika e Moskës për fuqinë e saj bërthamore ka për qëllim të frikësojë fqinjët e saj.
