Kerry arrinë në Tiranë, takime me Nishanin, Ramën e Bashën
Sekretari Amerikan i Shtetit po qëndron sot për vizitë në Tiranë, ku filimisht mirëseardhjen ja uroi Presidenti i Republikës Bujar Nishani në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas....

Kerry dhe kreu i shtetit shqiptar biseduan së bashku për 3 minuta në fundin e shkallëve zbritëse të avionit, në prani të ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu.
Takimi Kerry-Nishani u mbyll në Rinas me një takim të shkurtër kokë më kokë mes tyre. Presidenti Nishani duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t'i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.
Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.
Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Më pas Sekretari amerikan Kerry ka takuar edhe ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, dhe kryeminsitrin Edi Rama. Ai tha se me SHBA-të nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Me sekretarin Kerry biseduam edhe për luftën kundër ekstremizmit dhe qëndrimin e Shqipërisë përkrah SHBA-ve në Këtë luftë.
Me këtë të fundit ka mbajtur edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp. Lidhja jonë është special me SHBA-të, pasi pa mbështetjen amerikane SHqipëria dhe shqiptarët nuk do të ishin këtu ku janë theksoi Rama. Më pas Kerry do t'ë takojë edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ndërsa vizitën do ta mbyllë në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile tek Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.
Shefi i diplomacisë amerikane vizitën në kryeqendrën shqiptare e realizon për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.
