Kunders: Evropa e mbështetë marrveshjen e Përzhinos; Kufijtë për refugjatët duhet të mbeten të hapur

14.02.2016 13:41

Evropa e mbështet marrveshjen e Përzhinos, prandaj është shumë e rëndësishme që në tërësi ajo të zbatohet, deklaroi në Shkup shefi i diplomacisë Holandeze, Bert Kunders...

Evropa e mbështet marrveshjen e Përzhinos,  prandaj është shumë e rëndësishme që në tërësi ajo të zbatohet, deklaroi në Shkup shefi i diplomacisë Holandeze, Bert Kunders, pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski.     

"Marrveshja e Përzhinos është shumë e rëndësishme. Është shumë me rëndësi ajo marrveshje të implementohet në tërsi. Evropa e Mbështetë atë marrveshje. Ju më mirë se unë e dini se sa është e rëndësishme të ketë zgjedhje korrekte dhe kredibile, listë të pastruar dhe qasje të barabartë drejt mediave. Kjo është porosia deri te liderët politik në këtë vend” – tha shefi i diplomacisë Holandeze, Bert Kunders.     

Sa i përket krizës me migrantët shefi i diplomacisë holandeze shprehu një falënderim të veçantë për Maqedoninë e cila siç tha ai po plotëson obligimin e saj, në kuptimin e regjistrimit të sa më shumë refugjatëve, pasi që vetëm transiti nuk është zgjidhje.                                                                  

“Vende të caktuara anëtare po e nxisin Maqedoninë që ta mbylle kufirin e saj me Greqinë. Por, ashtu siç tha minsitri Popovski, siç konkluduam bashkërisht, është shumë me rëndësi që të vazhdojmë me procesin evropian të bashkëpunimit në lidhje me këtë çështje. Shumë më me rëndësi është që të kemi një kontroll në kufi sesa ajo të mbyllet. Në Eropë aktualisht po zhvillohen diskutime për këtë çështje. Ne si kryesues me BE-në vlerësojmë se është shum me rëndësi të bisedohet me Austrinë Greqinë dhe Maqedoninë që të gjejmë zgjidhje për krizën e migrantëve” – deklaroi shefi i diplomacisë Holandeze, Bert Kunders.     

“Lidhur me krizën e migrantëve, refujatëve konstatuam se më me rëndësi për ne është të kemi zgjidhje të përbashkët, ti koordinojmë përpjekjet tona dhe të mbajmë qasjen ku të gjith do të jemi të përfshirë.Ky është edhe interes I vendit. Nënkuptohet secili duhet të kryej një pjesë të detyrave brenda teritorit të vet.Këtu Maqedonia ka dëshmuar se ka kapacitet për tu përballur me këtë presion.Por do të jetë me rëndësi të bashkëpunojmë edhe me fqinjët dhe em të gjith ata që na japin mbështetje sin ë planin dypalësh ashtu edhe atë evropjan” – u shpreh ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski .  

Kryediplomati holandez në shkup ka takuar edhe Presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryetaren e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, me të cilët poashtu ka biseduar për krizën e refugjatëve dhe krizën politike në vend.

Pas takimeve në Shkup, shefi i diplomacisë Holandeze, Bert Kunders vizitoi edhe qendrën tranzitore të migrantëve në kufi për të vazhduar vizitën në Athinë. (Rejhan Bushi – Metaj, TVM2)