Kongresi i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni zgjidhet kryetarë

14.02.2016 16:23

Subjekti më i ri shqiptarë Unitetit do të drejtohet nga Gëzim Ostreni, i cili në kongresin e parë partiak mori mbështetjen për ta drejtuar partinë....

Uniteti u formua si rezultat i politikave të këqija të koalicionit VMRO DPMNE – BDI, tha Ostreni në fjalimin e tij në Kongres.

Qëllimi i kësaj parite politike është hapja e një alternative të re për zhvillimet e mëtutjeshme demokratike në Maqedoni, duke i evituar pengesat që qëndrojnë para qytetarëve në sigurimin e dinjitetit, lirive dhe të drejtave të tyre.

“Uniteti do të angazhohet për zgjidhej e nyjes së Gordit të krijuar nga qeveria e koalicionit BDI- VMRO DPMNE, e cila pushtetin e trajtoi si biznes për tu pasuruar. UNITETI do të punojë për largimin e kësaj qeverie nga pushteti duke mbajtur përgjegjësi për bëmat dhe zgjidhjen e problemeve të akumuluara, me qëllim të vënies në funksion të sistemit politik të dëmtuar deri në palcë dhe kthimin dhe përparimin  e demorkacisë në vend” – tha Kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni.

Ostreni më tej tha se pa pastrimin e listave zgjedhore dhe pa zgjidhjen e  çështjes së mediave, Uniteti nuk do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit, pasi siç tha një pjesmarrje e tillë do ti shkon në favor vetëm koalicionit qeveriatar.

“Mes detyrave dhe obligimeve të caktuara me marrëveshjen e Përzhinës është edhe pastrimi i listave nga votuesit të cilët kanë ndëruar jetë. Pa realizimin  e kësaj detyre dhe pa zgjidhjen e çështjes së lirisë së fjalës dhe mediave, Uniteti nuk do të merr pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me qëllim që mos ta mbështes planin e këtij koalicioni qeveritar për vjedhjen e  votave, gjegjësisht për grabitjen e pushtetit” – deklaroi Kryetari i Unitetit, Gëzim Ostreni.

Kongresi i Unitetit  krahas kryetarit miratoi edhe Statutin dhe Plan programi politik të partisë. (Ersan Pajaziti, TVM2)