Ahmeti dhe Mustafa , vizita e Kerryt në Tiranë e rëndësishme për rajonin

14.02.2016 16:38

Vizita e sekretarit të Jashtëm Amerikan Xhon Kerry është vleërsuar sis hum e rëndësishme edhe nga politikanët shqiptarë në MAqedoni dhe Kosovë....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në profiling e tij në facebook duke e vlerësuar të një rëndësie të veçantë vizitën e kryediplomatit amerikan në Tiranë, ka theksuar se vendeve të rajonit u nevoitet mbështetja amerikane.

“Vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Xhon Keri, në Tiranë ka një rëndësi të jashtëzakontë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për tërë rajonin. Periudha vendimtare e përcaktimit politik dhe strategjik të vendeve të rajonit tonë për integrim EuroAtlantik ka nevojë për mbështetjen Amerikane dhe rikthimin e fuqishëm të vëmendjes së Washington¬it në drejtim të Ballkanit Perendimor.  Kjo vizitë është e rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët në rajon të cilët çmojnë lartë rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arritjen e pavarësisë së Kosovës, Marrëveshjes së Ohrit si dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, shkruan Ahmeti.

Ngjashëm është shprehur edhe kryeminsitri i Kosovës.

“E konsideroj një vizitë tepër të rëndësishme, jo vetëm për SHqipërinë por edhe për regjionin, sepse flet për Kujdesin që SHBA-të kanë për këtë regjion, për zhvillimin demnokratik, zhvillimin ekonomik, integrimet evropjane, euroatlantike, por poashtu edhe për thellimin e miqësisë të SHBA-ve me këto vende. Sa i përket Kosovës ne jemi shumë mirënjohës që populli amerikan dhe qeveria amerikane kanë bërë për ne” – kishte thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ndësa i pyetur për Kosovën Sekretari i jashtëm amerikan ka thënë se porosia e tij është se Kosova po shkon mire dhe duhet të vazhdojë të punojë për të ecur përpara. (Ersan Pajaziti, TVM2)