NBA All Star: LaVine ngulitës më I mire, Thompson fitues në treshe
Basketbollisti i Minnesota Timberwolves Zack LaVine fitoi në garën e ngulitjeve të natës së dytë të NBA All-Star Game në Toronto..
Basketbollisti i Minnesota Timberwolves Zack LaVine fitoi në garën e ngulitjeve të natës së dytë të NBA All-Star Game në Toronto, ndërsa kjo garë do të hyjë në histori si një nga më atraktivet deri më tani. LaVine po në këtë garë fitoi edhe vitin e kaluar, ndërsa të premten fitoi edhe çmimin si basketbollisti më i mirë i All-Star yjeve në ngritje.
Në finalen e ngulitjeve ai garoi me Aaron Gordon nga Orlando Magic, duke fituar maksimum 50 pikë prej të gjithë anëtarët e jurisë. Ndonëse raundi final i garës ishte paramenduar si garë me dy tentime, LaVine dhe Gordon ishin baraz dhe bënë edhe nga dy tentime shtesë. Komentatorët spotiv, personat eminent të NBA-së dhe tifozët përmes rrjeteve sociale e vlerësuan këtë garë si më të mirën në historinë e NBA All-Star Wikend.
Mjaft interesante ishte edhe gara ne treshe, ku njeri ndaj tjetrit u perballen koleget nga rradhet e kampioneve te Golden State, Stepfen Curry dhe Klay Thompson. Ne fund, fitues doli ky I dyti, ndonese Curry ishte favorit absolut per te fituar. Megjithate, MVP-i ne serine finale kishte 23 pike, ndersa kolegu I tij Thompson realizoi kater me shume, duke barazuar rekordin e vitit te kaluar, te arritur po nga Curry.
Ne takimin e shkathtesive individuale, fitues doli qendra e Minesotes, Karl-Entoni Tauns, qe ne finale arriti te fitoj plejmejkerin e Bostonit, Ajzea Tomas.