Rikthim i ‘çmendur’ i Arsenalit, e fiton Leicesterin

14.02.2016 17:01

Arsenal ka arritur ta fitojë derbin e javës në Angli, ku ka rikthyer rezultatin për ta mposhtur liderin, Leicesterin 2:1...

Në një ndeshje fantastik nga të dyja skuadrat, Arsenal arriti ta bëjë një rikthim fantastik për të triumfuar.

Ka qenë minuta e 44-të të ndeshjes kur mbrojtësi francez Koscienly shkaktoi penallti të cilën në gol e shndërroi Jamier Vardy për 0:1.

Në pjesën e dytë Arsenal u hodh në sulm për ta barazuar rezultatin, ndërsa Leicester mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi Dany Simpson u ndëshkua me karton të kuq.

Goli i barazimit për vendasit erdhi në minutën e 70-të nga i inkuadruari në lojë, Theo Walcott.

Edhe një zëvendësues tjetër ka qenë deciziv për Arsenalin. Dany Welbeck ka shënuar në minutën e 95-të për të fituar takimin më të rëndësishëm të Arsenalit këtë edicion.

Pas kësaj fitore Arsenal ka grumbulluar 51 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë ku ka dy pikë më pak se lideri Leicester City.