Neureuther para Myhrerit dhe Schwarzit në Japoni

14.02.2016 17:26

Gjermani Felix Neureuther shënoi fitoren e 12 në karrierën e tij...

Skiatori gjerman bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në sllallomin e mbajtur në Yuzawa Naeba të Japonisë, duke zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50.93 minuta.

Kjo është fitorja e parë për Neureutherin për edicionin e sivjem. Se gara ishte shumë interesante, fakti më i mirë është se gjermani pati kohën më të mirë për vetëm 5 qindtat se suedezi André Myhrer, i cili la pas vetes për 19 qindtat, austriakun Marco Schëarz.

Norvegjezi Henrik Kristoffersen, që aktualisht kryeson në renditjen e përgjithshme të sllallomit, nuk e pati ditën e tij, duke zënë pozitën e shtatë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Marcel Hirscher vazhdon kryesimin me 1045 pikë dhe përcillet nga Kristoffersen që ka 88 më pak. Në renditjen e përgjithshme të sllallomit, Henrik Kristoffersen kryeson me 716 pikë apo plotë 216 më shumë se vendi i dytë, kampioni në fuqi Marcel Hirscher.