Prokuroria Speciale, janë ankimuar vendimet e gjykatës penale

14.02.2016 17:54

Prokuroria Publike Speciale ka parashtruar ankesë ndaj vendimeve të Gjykatës Penale në Shkup, e cila i hodhi poshtë kërkesat për para burgim për të dyshuarit në procesin “Titanik”...

“Janë ankimuar vendimet e Gjykatës Penale në Shkup. Hetimi vazhdon”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike Speciale të publikuar në faqen e vet në Facebook.

Dje Gjykata penale hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë speciale për paraburgimin e katër nga 9 të akuzuarit në rastin “Titanik”, në mesin e të cilëve edhe Ish ministreja e punëve të brendshme, Gorgana Jankullovska, ish Ministri i Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, ish sekretari gjeneral i Qeverisë Kirill Bozhinovski, si dhe Kryetari i Komunës së Liqenasit, Edmond Temellko.