Tërmet në Zelandën e Re, shemben shkëmbinjë dhe kodrina
14.02.2016 18:05
Një tërmet në Zelandëln e re ka shembur shkëmbijt dhe kodrinat në qytetin Christchurch në ishullin lindor...

Nuk janë raportuar dëme serioze apo viktima në tërmetin e regjistruar në orën 13:13 minuta, sipas orës lokale.
Plazhet në lindje të Christchurch ishin të mbushura me njerëz dhe sërfistë kur shkëmbinjtë filluan të binin në det.
Tërmeti i magnitudës 5.7 ballë, vjen pak ditë para përvjetorit të tërmetit vdekjeprurës në të njëjtin qytet, në vitin 2011, I cili u mori jetën 185 personave.
Zelanda e re shtrihet mbi unazën e zjarrit, një linjë tërmetesh të shpeshta dhe shpërthimesh vullkanike, që virtualisht rrethojnë të gjithë qarkun e paqësorit.
