Milani iu kthehet fitoreve

14.02.2016 18:42

Milani është rikthyer te fitorja pas barazimit javën e kaluar 1:1 ndaj Udineses...

Skuadra e madhe italiane ka shënuar fitore pa ndonjë problem ndaj Genoas me rezultat të ngushtë 2:1.

Ka qenë minuta e pestë e takimit kur ‘Rossonerët’, e kanë zhbllokuar rezultatin duke shënuar golin e epërsisë.

Si gjithnjë i përhershmi Carlos Bacca ka shënuar, pasi më parë Honda harkoi bukur në zonë dhe nga një top i kthyer tek këmbët e sulmuesit, kolumbiani goditi fuqishëm dhe shënoi për 1:0.

Me epërsinë minimale 1:0, përfundoi pjesa e parë e takimit, edhe pse të dyja skuadrat kishin disa gjysmë raste për shënim.

Milani vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kështu nuk vonoi edhe erdhi goli i dytë.

Mbrojtësi anësor De Sciglio asistoi bukur te Keisuke Honda i cili shënoi për rezultatin 2:0.

Ndërkohë kur po pritje përfundimi i ndeshjes, Alesssio Cerci arriti të shënoi golin e nderit për Genoan për rezultatin përfundimtar 2:1.

Pas kësaj fitore, Milani vazhdon të ëndërroj pozitën e tretë ndërsa ka grumbulluar 43 pikë dhe ndodhet në pozitën e gjashtë.

Javën e ardhshme, Milani do të ketë një udhëtim të vështirë pasi do të jetë mysafir i Napolit.