Ivanov në Samitin e vendeve nga Grupi i Vishegradit

15.02.2016 09:14

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot në Pragë do të mbajë fjalim në sesionin plenar të Samitit të jashtëzakonshëm të vendeve nga grupi i Vishegradit (V4)...

Temat qendrore të samitit të jashtëzakonshëm të vendeve nga Grupi i Vishegradit janë sfidat nga kriza e refugjatëve dhe e emigrantëve dhe mënyrat për ballafaqimin me ata.

Në samit, krahas presidentit Ivanov, do të marrin pjesë kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, Republika e Çekisë, Bohuslav Sobotka, i Polonisë, Beata Shidlo, i Hungarisë, Viktor Orban, i Republikës së Sllovakisë Robert Fico, ndërsa është paraparë edhe pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov.

Ivanov do të marrë pjesë edhe në darkën e punës të pjesëmarrësve në samit.

Gjatë vizitës në Republikën e Çekisë, presidenti Ivanov do të realizojë takime me presidentin çek, Milosh Zeman dhe me kryeministrin çek Bohuslav Sobotka. (mia.mk)