Në "Alo doktor" për një javë 1.331 paraqitje

15.02.2016 10:17

Në linjën telefonike 01/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar (prej 8 shkurtit deri dje) ka pasur 1.331 thirrje, kumtoi Shtëpia e shëndetit Shkup...

Prej 15 shtatorit 2014, kur edhe filloi të punojë linja telefonike "Alo doktor", deri më tani ka pasur 77.007 thirrje.

Linja është e kapshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësojë konsultime mjekësore në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme në çrregullimin e shëndetit.

Njëzet e pesë mjekë janë në dispozicion të japin këshilla mjekësore. Thirrjet janë nga qytetarët e të gjitha qyteteve të Maqedonisë.

Thirrjet janë nga spektri i gjërë i simptomatologjive të ndryshme, më së shpeshti janë ftohjet sezonale, tensioni i lartë i gjakut, dhimbje, temepraturë e lartë e trupit dhe kollitje e shkaktuar nga kushtet e ndryshyeshme të motit.

Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike. (mia.mk)