Vazhdime të seancave 93 dhe 91 të Kuvendit

15.02.2016 09:39

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë vazhdime të seancave 93 dhe 91...

Pika e vetme e mbetur nga rendi i ditës të seancës së 93-të është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për vlerësim, me procedurë të shkurtuar, ndërsa në seancën e 91-të janë Propozim-vendimi për aprovim të Planit financiar të Radio-Televizionit të Maqedonisë për vitin 2016 dhe Kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 66 paragrafi 6 nga Ligji për standard të nxënësve, i dorëzuar nga deputetja Liljana Popovska.