Disa komuna të Shkupit pa energji elektrike

15.02.2016 10:25

Prej orës 10 deri në orën 17 nesër pa energji elektrike do të mbesin përdoruesit nga fshati Graçan dhe vendi Çashka në komunën e Sarajit...

Në periudhën prej orës 8 deri në orën 10 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit nga Vele Pole dhe fshatrat Kuçkovë, Bojane, Radushë, Dvorce, Orashje, Kondovë, Svilare e Poshtme dhe e Epërme dhe Kopanicë në komunat Gjorçe Petrov dhe Saraj.

Nga orën 9 deri në orën 15 orë pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e rrugës "8" në fshatin Sonjë e Epërme, komuna Sopishtë dhe përdoruesit që ndodhen në rrugën "Luka Gerov" - nën rrugicat 2, 4 dhe 6 në komunën e Gjorçe Petrovit.

Pa energji elektrike prej orës 10 deri në orën 11 orë do të jenë pjesë e përdoruesve të vendosur në rrugën "Metodija Shatorov - Sharlo", komuna Aerodrom, dhe nga ora 8:30 deri në orën 15 një pjesë e përdoruesve të rrugëve "Risto Shishkov", "Naum Naumovski - Borçe" "8 Mart", "Jordan Hadzikonstantinov - Xhinot" dhe "Pajak" në komunën Qendër.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, qytetarët do të mbeten pa energji elektrike për shkak të aktiviteteve teknike në elektrosistem. (mia.mk)