Tuining projekt për përforcim të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi

15.02.2016 09:47

Tuining projekt për përforcim të mëtutjeshëm të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR) dhe për përgatitje të Agjencisë për periudhën programuese 2014-2020 do të promovohet sot në BE Info qendrën në Shkup...

Bëhet fjalë për një projekt të financiar nga BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural dhe me Agjencinë për sipërmarrësi të Holandës.

Në hapjen zyrtare të projektit është paralajmëruar fjalimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov.