Taksistët nga Gjevgjelia edhe sot e bllokojnë VK Bogorodica

15.02.2016 11:55

Taksi automjetet dhe transportuesit privatë të autobusëve edhe sot nga ura tek Suva Reka shkuan drejt vendkalimit kufitar Bogorodicë ku edhe sot zyrtarisht do ta bllokojnë gjatë dy orëve të ardhshme...

Vendkalimi kufitar Bogorodicë, siç thonë nga Shoqata e taksistëve, do të bllokohet në mesditë në orën 12.

"Nuk heqim dorë nga protestat tona dhe do të vazhdojmë çdo ditë nga dy orë ta bllokojmë vendkalimin kufitar Bogorodicë në të dy drejtimet derisa nuk marrim përgjigje nga institucionet kompetente nëse do të përfshihemi në transportin e emigrantëve nga Qendra Tranzitore e Pranimit (QTP) Gjevgjeli për në Tabanocë barabartë me HM siç është theksuar në kërkesë", tha kryetari i Shoqatës së taksistëve në komunën Gjevgjeli Mile Angelov.