Australi, sekuestrohet metamfetaminë me vlerë 700 mln usd

15.02.2016 12:34

Policia australiane ka sekuestruar një sasi rekord metamfetamine, që në rrugë do të kapte vlerën e 700 milionë dollarëve amerikane, si dhe ka arrestuar tre shtetas kinezë në lidhje me të, të cilët rrezikojnë burgim të përjetshëm....

Autoritetet australiane deklaruan se 720 litra metamfetaminë e lëngshme, e fshehur brenda qeseve me xhel, që përdoret për gjoksin, ishte dërguar nga Hong Kongu.

Sipas autoriteteve, bandat kriminale janë përpjekur të përfitonin nga “tregu fitimprurës” australian i “akullit”, siç njihet ndryshe metamfetamina kur kthehet në formë të ngurtë.

“Bëhet fjalë për një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e Australisë. 3.6 milionë doza akulli janë hequr nga rrugët e vendit, në treg ato arrijnë vlerën e 700 milionë dollarëve”- deklaroi ministri i Drejtësisë në Australi, Michael Keenan.

“Droga në gjendje të lëngshme mund të kishte çuar në prodhimin e 500 kilogramëve metamfetaminë të kristaltë në cilësi të lartë”- tha komandanti i Policisë Federale të Australisë, Chris Sheehan.

Për këtë aksion, Australia ka punuar ngushtë me autoritetet kineze në kuadër të një task-force të përbashkët, që synon goditjen e grupeve ndërkombëtare të trafikut të amfetaminës. (Gazmend Kurtishi, TVM2)