Malësia e Tetovës, fshatrat kyçen në sistem për mbledhjen e plehrave
Duke filluar që nga muaji mars i këtij viti të gjithë fshatrat e malësisë së Tetovës do të inkuadrohen në sistemin e mbledhjes së mbeturinave nga ana e Ndërmarrjes komunale -Tetova- në Tetovë...

Vendimi është marrë në komunën e Tetovës ,dhe është vendosur që për këtë shërbim banorët e këtyre fshatrave të paguajnë nga 300 den në muaj.
Në ndërkohë edhe pse për banorët e Malësisë së Tetovës iniciativa është e mirseardhur, ata nuk pajtohen me vlerën e pagesës. Çmimi prej 300 denarëve është i pa pranueshëm, shprehen banorët e anketuar.
“Për ne është shumë mirë më u bë, ka nevojë gjitha i keni parë nëpër rrugë si është”.
“I shtrenjt i shtrenjt është, se njerëzit pa punë janë këtu, 90% janë pa punë, për tu bë po, për çmim është i lartë më një çmim pakë më të volitshëm” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
“Duhet të shkojmë të bisedojmë të arrijmë një marrëveshje se çmimi me të vërtet është shumë i lartë për Malsinë , është shumë i lartë 300 den” – tha Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Shipkovicë, Zeqirja Qazimi.
“Si e di unë hallin e bashkë fshatrave të mijë është shtrenjt kjo shumë për arsye se nuk kanë punë të sigurtë, me mëditje edhe më ndihmë sociale nuk mbrrihet kjo të paguhet, jemi pro, por me çmim më të ulët, se edhe kjo çka ka projektuar komuna është inciativ e mirë” – tha Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Sellcë.
Përderisa komuna e Tetovës së bashku më NPK-Tetova-Tetovë të sjell vendimin edhe për pjesën tjetër të malsisë të futë nën sistemin e mbledhjes së mbeturinave banorët e fshatit sellc e shfrytëzojn këtë vendë për hudhjen e mbeturinave.
Ndërkohë Drejtori i NPK-ës Tetova në Tetovë, u shpreh se vendimi për çmimin është sjell nga këshilli komunal dhe më së voni deri më 15 Mars të gjithë fshatrat e malësisë së Tetovës do të futen në sistemin e mbledhjes së mbeturinave .
“Sistemi për grumbullimin e mbeturinave me 1 mars dhe 15 mars të fillojmë me mbledhjen me mbeturina edhe në pjesën e fshatrave që i takojnë pjesës. Maksimum me 15 mars ne planifikojmë të kemi nën kontroll të gjithë territorin e komunës së Tetovës . Përcaktimi i çmimit bëhet në bazë të analizave financiare merren parasyshë shpenzimet fikse dhe variabile dhe vendosen çimet janë unike dhe kanë kalaur në gjitha procedurat e Këshillit Komunal” – tha drejtori i NPK-së Tetova, Xhelal Ceka.
Nga komuna e Tetovës u shprehën gjithashtu se të gjithë ata persona që pas 15 marsit do të hedhin mbeturinat vend e pa vend, do të përballen me sanksione nga ana e inspektoratit komunal dhe atij ekologjik. (Visar Sadiki, TVM2)
