Zv/kryeministr Besimi në Bruksel, takohet me Hahn, Vajgel dhe Lajçak
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi po qëndron për vizitë dyditore ne Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën "Partneritetet e Ballkanit - Përforcimi i lidhjeve të rajonit"...

Konferenca, siç njofton Kabineti i Besimit organizohet nga Think-tank Friends of Europe . Në të pjesëmarrës do të jenë komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve të rajonit.
Në kuadër të vizitës dyditore zëvendëskryeministri Besimi do të zhvillojë edhe takime dypalëshe, me komisarin për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Han si dhe raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël si dhe me Miroslav Lajçak, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Sllovakisë, i cili do të jetë edhe kryesues i ardhshëm me Komisionin Evropian pas kryesimit aktual të Mbretërisë së Holandës.
