Maqedoni
Ushkovski: PSP ka ndikuar mbi gjyqësorin
15.02.2016 15:49
Prokuroria Speciale Publike në preskonferencën e mbajtur para disa ditëve përdori deklarata spektakulare për të kryer ndikim mbi gjyqësorin, deklaroi kryetari i Këshillit të Gjykatësve, Branko Ushkovski...

Ai këtë e tha në kuadër të tryezës së rrumbullakët lidhur me rolin e Këshillit Gjyqësor në mbrojtjen e gjykatësve nga përzierja në pavarësinë e tyre dhe nga ndikimet e mundshme ndaj gjyqësisë. Ai vlerësoi se duke potencuar funksionet e të dyshuarve është dëmtuar prezumcioni i pafajësisë.
“Të gjithë jemi dëshmitarë se ditëve të fundit përmes presioneve direkte dhe indirekte dhe ndikime mbi sistemin gjyqësor fatkeqësisht në kohë të fundit arritën edhe nga disa institucione të sapoformuara të cilat përmes deklaratave të tyre dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit, por edhe prezumcionin e pafajësisë së gjykatësve”- deklaroi kryetari i Këshillit të Gjykatësve, Branko Ushkovski.
Kryetari i Këshillit të Gjykatësve, Branko Ushkovski, thotë se deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk është kërkuar që të hiqet imuniteti, e as për ndonjë gjykatës të formohet lëndë. Lidhur me insinutat e fundit për formimin e Gjykatës Speciale, Ushkovski thotë se një gjë e tillë ndalohet me kushtetutë.
SANIJE DURAKU
