Maqedoni
Kumanovë, nxënësit kundër testimit ekstern, duan modelin e vjetër të maturës
15.02.2016 17:21
Heqja e testimit ekstern dhe gjetja e modelit të ri të kapshëm për të gjithë si dhe matura shtetërore sipas modelit të vjetër...

Heqja e testimit ekstern dhe gjetja e modelit të ri të kapshëm për të gjithë si dhe matura shtetërore sipas modelit të vjetër, ishin kërkesat kryesore të tubimit të sotëm protestues të nxënësve të shkollave të mesme në sheshin e Kumanovës, të organizuar nga Plenumi i Nxënësve të shkollave të mesme me moton “Të gjithë për arsim më të mirë”.
Në tubimin e sotëm morën pjesë së bashku nxënës shqiptarë e maqedonas të gjimnazeve “Sami Frashëri” dhe “Goce Dellçev”, duke paralajmëruar se nuk do të ndalen me këtë tubim protestues, por do vazhdojnë me kërkesa drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për t’u dëgjuar edhe zëri i tyre.
NEXHAT AQIFI
