Botë

Kush është Patriarku që takoi Papën?

15.02.2016 18:34

Takimi mes Papa Françeskut dhe Patriarkut Kiril u interpretua në media dhe nga publiku si një takim historik, i pari që prej ndarjes së Kishës në ortodokse dhe katolike...

Takimi i ndodhur në Havana të Kubës ishte përfundimi me sukses i përpjekjeve të Vatikanit për realizimin e tij, përpjekje që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, por të refuzuara nga Kisha Ruse, që akuzon Kishën Katolike për “rekrutime” agresive në territorin tradicional të ortodoksisë. Moska akoma shpreh shqetësimin e saj për përhapjen e katolicizmit në Ukrainë, megjithatë, takimi mes Papës Françësku dhe Patriarkut Kiril u vlerësua nga të dyja palët si një hap përpara drejtë ngrohjes së marrëdhënieve mes dy kishave.
 
Por nëse Papa Françesku njihet, emri i Patriarkut Kiril vetëm tani doli në dritë për shumëkënd.
 
Më poshtë disa fakte për të njohur më mirë atë: 
 
1 - Ai ka lindur në vitin 1946 me emrin Vladimir Mikhailovich Gundyaev nga një familje priftërinjsh, ku si i ati ashtu edhe gjyshi i tij ishin priftërinj 
 
2 - Patriarku Kirill ka përgëzuar presidentin Putin për rolin e tij në rikthimin e Rusisë në vendin që i takon, sidomos në arenën ndërkombëtare.
 
3 - Patriarku beson se liberalizimi bie krejtësisht ndesh me idealin e krishtërimit 
 
4 - Kirill i ka quajtur homoseksualët një sëmundje dhe ka deklaruar se martesat e të njëjtit seks nuk duhet të miratohen kurrë
 
5 - Protestën e grupit “Pussy Riot” në 2012 në katedralen e Moskës e cilësoi si “një vepër të djallit” 
 
6 - Për Patriarkun Kirill, patriotizmi rus është “gjithçka dhe një metodë për të mbijetuar” . Ai thotë se Rusia nuk i ka patur asnjëherë frikë armiqtë e vet dhe gjithmonë i ka mposhtur ata. /Top Channel