Maqedoni

Zëvendëskryeministri Besimi takon Miroslav Lajçak në Bruksel

15.02.2016 21:33

Zv kryeministri për Çështje Evropiane Fatmir Besimi gjatë vizitës së tij ne Bruksel, realizoi takim me Miroslav Lajçak, Zëvendëskryetar i Qeverisë Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Sllovakisë...

Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan për Reformat Urgjente Prioritare të Republikës së Maqedonisë në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, të vërtetuara me konkluzionet e Këshillit të BE-së, veçmas u theksua rëndësia e plotësimit të detyrimeve të dialogut politik.
 
Lidhur me gjendjen aktuale të migrantëve, Zëvendëskryeministri theksoi se bashkëpunimi në lidhje me krizën e migrantëve është e rëndësisë së veçantë, sepse vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e kyçur edhe Maqedoninë, janë vende transiti për migrantët dhe për atë është e nevojshme mbështetja nga Bashkimi Evropian.
 
Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit ranë dakord për thellimin e të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira ekzistuese bilaterale në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunim të afërt në sfera me interes të përbashkët.