Maqedoni
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit
16.02.2016 09:15
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit...

Do të fryejë erë mesatare deri të përforcuar të përkohshme jugore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 17 deri 23 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit dhe me erë të përkohshme jugore. Temepratura e mëngjesit do të bie deri nëntë gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 21 gradë Celsius.
Deri të mërkurën do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë për këtë periudhë të vitit me erë mesatare deri në të përforcuar jugore.
Të enjten do të ketë të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa temperatura ditore e ajrit do të bie për rreth pesë gradë Celsius.
