Maqedoni

Seminar për ballafaqim efikas me kontrabandën e emigrantëve

16.02.2016 09:27

Seminar në temën "Lufta efektive kundër kontrabandës me emigrantë" dedikuar për gjykatës dhe prokurorë publikë...

Seminar në temën "Lufta efektive kundër kontrabandës me emigrantë" dedikuar për gjykatës dhe prokurorë publikë nga të gjitha sektoret e apelit organizon Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë "Pavel Shatev" dhe UNODC (Zyra e KB-ve për drogë dhe kriminal).
 
Qëllimi primar i UNODC-së lidhur me fokusimin e kontrabandës së emigrantëve është të promovohet respektimi global i Protokollit për kontrabandë të emigrantëve, i cili deri më sot numëron 142 vende anëtare, dhe t'iu ndihmohet shteteve në angazhimet e tyre për implementimin efektiv.
 
Protokolli për kontrabandë të emigrantëve ka për qëllim ta pengojë dhe të luftojë kundër kontrabandës me emigrantë, mbrojtje të të drejtave të emigrantëve të kontrabanduar dhe promovim i bashkëpunimit mes vendeve anëtare për këtë qëllim.
 
Seminari do të sigurojë mundësi për diskutim të praktikave më të mira për përmirësimin e ndjekjes së suksesshme dhe gjykimet në rastet e kontrabandës me emigrantë, me mbrojtje të njëkohshme të tyre.
 
Raste të vërteta nga juridiksione të ndryshme me sistem të ngjashëm ligjor do të përdoren për të hulumtuar çështjet relevante në rastet e kontrabandës me emigrantë, duke përfshirë edhe sfidat specifike lidhur me përfshirjen e kriminalit të organizuar në kontrabandën me emigrantë.
 
Fjalime lidhur me temën në seminar do të ketë Dimçe Pazheski, Prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike Manastir, Simona Ragaci, gjykatëse në Gjykatën në Katanija-Itali, dhe Dario Skaleta, prokuror në Zyrën e zëvendësprokurorit në Gjykatën në Palermo./mia