Maqedoni

Në tetë aksidente komunikacioni dje në Shkup, një viktimë dhe katër të lënduar

16.02.2016 09:31

Policia e komunikacionit dje në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente komunikacioni...

Prej tyre, tre janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me pasoja lëndime trupore, ku lëndime të lehta trupore ka pësuar një shofer i automjetit, dy këmbësorë dhe një udhëtar në autobus.
 
Ka ndodhur edhe një aksident ku një person ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur në orën 9 e 40 minuta në udhëkryqin nga rr. "Radishanska" dhe rr. "Boro Mraljevski" ku kanë marrë pjesë dy automjete "Jugo" dhe "Mazda", me targa të Shkupit, të drejtuar nga qytetarë të Shkupit. Pas aksidentit shoferi dhe bashkudhëtari i automjetit "Jugo" me automjetin e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Spitalin e Qytetit "Shën Naumi i Ohrit" për të dhënë ndihmë të shpejtë me ç'rast tek bashkudhëtari kanë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi pas një kohe të shkurtë i është nënshtruar plagëve.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 42 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes. Shtatë shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe ata janë larguar nga komunikacioni, si dhe shtatë shoferë që nuk kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimet për këmbësorë, respektivisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.
 
Janë sanksionuar edhe 29 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendeve të shënuara për këmbësorë, por kanë kaluar në semafor të kuq.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 72 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit./mia