Maqedoni

Tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh e ka goditur Greqinë jugore

16.02.2016 09:39

Tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh sipas shkallës Rihter dje ka shkaktuar dëmtime të lehta të dhjetëra shtëpive në Greqinë Jugore...

Tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh sipas shkallës Rihter dje ka shkaktuar dëmtime të lehta të dhjetëra shtëpive në Greqinë Jugore, informuan mediat amerikane.
 
Tash për tash nuk ka informacione për viktima, transmeton BTA.
 
Lëkundja dje mbrëma është regjistruar në qytetin Pirgos, 500 kilometra në jugperëndim të Athinës.
 
Autoritetet në rajonin e Greqisë perëndimore informojnë për gurë të shembur mbi disa rrugë lokale./mia