Botë
Në Spanjë regjistrohen 23 raste të virusit zika
16.02.2016 10:06
Në Spanjë janë regjistruar 23 raste të infektimit me virusin zika, informon Ministria e Shëndetësisë...

Në Spanjë janë regjistruar 23 raste të infektimit me virusin zika, informon Ministria e Shëndetësisë, Kujdesit Social dhe Barazisë, e cituar nga TASS.
Midis të infektuarve ka dy gra shtatzëna. Të gjithë personat, të infektuar me virusin, në vend janë kthyer nga udhëtimi nga jashtë vendit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të muajit informoi se nga janari i vitit 2014 raste të këtilla të të infektuarve nga virusi zika ka regjistruar në 33 vende./mia
