Kulturë
Edicioni i tretë i manifestimit kulturor "Dita e Poezisë Shqipe" në Gostivar
16.02.2016 10:41
Me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të 48-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit...

Me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në përkujtim të 48-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit dhe atdhetarit Sefer Selimi (16 shkurt 1968), Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit organizon edicionin e tretë të manifestimit kulturor "Dita e Poezisë Shqipe".
"Dita e Poezisë Shqipe" është edhe nata finale në të cilën do të shpallen fituesit e konkursit letrar në poezi që ishte i hapur nga data 15 janar deri më 7 shkurt 2016 dhe në të cilin konkurruan mbi 50 të rinj të moshës nga 15 deri 25 vjeç nga e gjithë Maqedonia.
Manifestimi do të mbahet në kinemanë e Qendrës tregtare "City Center" (kati i III) në Gostivar, duke filluar nga ora 20:00./mia
