Show Biz
Era sapo e bëri të pamundurën të mundur!
16.02.2016 10:57
Era istrefi, e para këngëtare shqiptare që hyn në klasifikimet britanike pa lëvizur nga vendi....

Shazam e quan “sensacionin më të parezistueshëm në Europë”.
Era Istrefi është “Kënga e Ditës” në Shazam, teksa në 15 shkurt ka hyrë në Top 100-shen e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës dhe Gjermanisë, për herë të parë.
“BonBon” ka hyrë kështu në klasifikimet e këngëve më të dëgjuara tashmë në 15 vende të botës, ndërsa Shazam parashikon se do të pushtojë edhe shumë shtete të tjera në një periudhë të shkurtër.
“Zbuloni sensacionin më të parezistueshëm të pop-it në Europë”, thotë aplikacioni muzikor Shazam.
Era Istrefi është e para këngëtare shqiptare që thyen rekordet “pa lëvizur” nga vendi i saj.
Shazam, tanimë një autoritet për përcaktimin e këngëve që quhen “hit”, parashikon kështu jo vetëm suksesin ndërkombëtar të Erës si artiste, por edhe vendosjen e një rekordi që asnjë artist nuk e ka pasur nga Shqipëria apo Kosova. /Anabel/
