Botë
Katër persona e kanë humbur jetën në shpërthimin e gazit në Rusi
16.02.2016 11:02
Të paktën katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar në shpërthimin e gazit në një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin rus Jarosllavl...

Të paktën katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar në shpërthimin e gazit në një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin rus Jarosllavl, njoftuan sot autoritetet lokale, transmeton Tanjug.
Druhet se 30 persona janë të ngujuar.
"Janë gjetur katër trupa. Bëhet fjalë për gra, të cilat duket se kanë jetuar në banesat afër atij në të cilin ka ndodhur shpërthimi", deklaroi guvernatori rajonal Sergej Jastrebov.
Burime nga Ministria ruse e Gjendjeve të Jashtëzakonshme deklaruan se në shpërthim tërësisht janë shkatërruar pesë banesa, janë dëmtuar dhjetë, ndërsa rrënuar të gjithë shkallët nga kati i parë deri në të pestin.
Autoritetet lokale theksojnë se në vendin e fatkeqësisë janë dërguar 550 shpëtues dhe 130 automjete të ndihmës së shpejtë, ndërsa është hapur edhe hetim penal i cili duhet të tregojë se nëse janë respektuar dispozitat e sigurisë./mia
