Botë

Nikolla Sarkozi është marrë në pyetje nga gjykatësi hetues

16.02.2016 11:15

Ish-presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe lider i tanishëm i Republikanëve opozitarë nga mëngjesi ndodhet në zyrën e gjykatësit hetues...

Ish-presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe lider i tanishëm i Republikanëve opozitarë nga mëngjesi ndodhet në zyrën e gjykatësit hetues, i cili e udhëheq hetimin për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
 
Gjykatësi hetues dëshiron të kuptojë se kush i jepte urdhërat gjatë fushatës zgjedhjes të Nikolla Sarkozit, kur u tejkaluar shuma e lejuar për financim të saj, që e solli në kohën në kohën që UMP qeveritare (tani Republikanët) të shërbehet me fatura të rrejshme, përmes organizatorit të mitingjeve "Bigmalion". Njëherit me fatura të rrejshme u mbulua se është tejkaluar pragu prej 22,5 milionë eurosh.
 
Gjykatësit posaçërisht interesohet për llogaritë e UMP-së, e cila ka angazhuar 13,5 milionë euro në fushatë ndërsa ka paraqitur vetëm tre milionë.
 
Mbrojtja e Nikolla Sarkozit është se ai në atë kohë, krahas udhëheqësjes së fushatës parazgjedhore ishte edhe kryetar dhe nuk kishte kohë të merret me çështjet financiare të fushatës. /mia