Maqedoni

Taksistët e Gjevgjelisë nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do ta bllokojnë VK Bogorodicë

16.02.2016 11:39

Vazhdon bllokada në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" nga ana e taksistëve dhe transportuesve të autobusëve privatë nga komuna e Gjevgjelisë...

Vazhdon bllokada në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" nga ana e taksistëve dhe transportuesve të autobusëve privatë nga komuna e Gjevgjelisë, të cilët nga ora 10:00 deri në orën 12:00 sot sërish do t'i mbyllin korsitë për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
Ata ende nuk kanë përgjigje për kërkesën e tyre që të përfshihen në transportin e migrantëve nga kufiri jugor drejt kufirit verior.
 
"Na premtuan nga ana e kompetentëve se deri mbrëmë do të arrijë përgjigje për kërkesën tonë, por kjo nuk ndodhi edhe krahas asaj që kemi pritur deri në momenin e fundit. Vullneti ynë i mirë nuk respektohet dhe prandaj vendosëm të vazhdojmë me bllokimin e vendkalimit kufitar çdo ditë nga dy orë. Deri kur do të zgjasë kjo, më nuk varet nga ne", tha sot kryetari i taksi shoqatave Mile Angelov.
 
Kërkesa bazë e taksive dhe transportuesve të autobusëve është që ata në orët gjatë ditës t'i transportojnë migrantët drejt Tabanocit, ndërsa gjatë natës këtë ta bëjnë trenat e HM-së. Kjo marrëveshje, theksojnë, u arrit, por ka zgjatur vetëm një ditë./mia