Maqedoni
"Titanik”, Jankullovska shpëton nga paraburgimi
16.02.2016 12:08
Në Gjykatën Penale në Shkup përfundoi marrja në pyetje e ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankullovskës...

Ajo pas disa orëve u largua nga Gjykata duke shmangur pyetjet e gazetarëve. Ndërkohë, në Gjykatë ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski.
Ndaj të dyve nuk u shqiptua masa e paraburgimit. Jankullovska dhe Bozhinovski në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale janë ndër të dyshuarit për manipulime dhe keqpërdorime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të fundit.
Ndërkohë, gjatë ditës në Gjykatë u paraqitën edhe të dyshuarit e tjerë, mes të cilëve edhe Ismet Guri, i cili dyshohet për keqpërdorime zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Çairit.
Gjykata Penale edhe ndaj tij nuk shqiptoi masën e paraburgimit, por vetëm masë të përkujdesjes. Prokuroria Speciale pritet të deklarohet pasi që Gjykata edhe në rastin e Jankullovskës dhe rastin e Ismet Guri nuk shqiptoi masën e paraburgimit.
Prokuroria Speciale Publike, siç njoftoi, ka parashtruar ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Penale për ta refuzuar kërkesën e tyre që tetë të dyshuarit për mashtrime zgjedhore në rastin “Titanik” të paraburgosen.
