Cameron në Bruksel për bisedime lidhur me reformat në BE
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, sot në Bruksel do të bisedojë me zyrtarët e lartë të Parlamentit Evropian dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker...

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, sot në Bruksel do të bisedojë me zyrtarët e lartë të Parlamentit Evropian dhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke shpresuar se do të fitojë mbështetje për kërkesën e tij për reforma të Bashkimit Evropian.
Cameron ka thënë se reformat do t’i mundësonin atij që të bënte fushatë në Britani për mbetjen e vendit të tij në BE para referendumit i cili pritet të organizohet në fund të vitit 2017.
Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, dje ka tërhequr vërejtjen se rreziku i shkatërrimit të bllokut prej 28 shteteve “është real”.
Tusk tha se Samiti i ardhshëm i BE-së, që fillon pasnesër, do t’i trajtojë “dy sfidat më të mëdha për të ardhmen e BE-së: Mbetjen e Britanisë në BE dhe krizën e migrimit”.
