Botë

Operacioni në Bruksel, 10 persona në pranga për rekrutim të xhihadistëve

16.02.2016 12:18

Policia belge ndërmori një operacion kontrolli në disa banesa në Bruksel, duke i arrestuar 10 persona si të dyshuar për rekrutim të xhihadistëve për “Shtetin Islamik” në Irak dhe Siri...

Nëntë operacionet e bastisjes janë kryer në katër lagje periferike të Brukselit, përfshi dhe Molenbeek, ku kanë qëndruar shumë ekstremistë.
 
“Hetimet tona kanë zbuluar se disa persona janë larguar drejt Sirisë për t’iu bashkuar ‘Shtetit Islamik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë federale të Belgjikës.
 
Prokurorët thanë se kanë sekuestruar kompjuterë, telefona dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe ata pritet të dalin sot para Gjykatës. Më shumë se 1/4 e popullsisë në Bruksel është myslimane. Por, nga Prokuroria thonë se operacioni nuk ka lidhje me sulmet vdekjeprurëse në Paris vitin e kaluar. 
 
GAZMEND KURTISHI