Botë
K. Mbretit, finalja nuk luhet në “Bernabeu”
16.02.2016 16:16
Finalja e Kupës së Mbretit këtë vit nuk do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, pasi impianti madrilen përjashtohet nga arenat e mundshme për zhvillimin e sfidës që vlen trofeun...

Arsyeja nuk ka të bëjë aspak me Sevillan apo Barcelonën, pasi finalistët e Kupës nuk janë tërhequr nga ideja për ta luajtur ndeshjen vendimtare në shtëpinë e rivalëve të Realit, por me datat e turneut “The River Tour” të këngëtarit të famshëm Bruce Springsteen që u bënë zyrtare këtë të martë.
“Bosi” i rokut amerikan do të jetë para turmës në stadiumin e “Los Blancos” në datën 21 Maj, e njëjta që është parashikuar për finalen e Kupës së Mbretit, e cila mund të luhet edhe në 22 Maj vetëm në rast se Sevilla arrin të kualifikohet deri në finalen e Europa League.
Lajmi padyshim që është zhgënjyes për tifozët e shumtë të Barcelonës dhe të Sevillas me katalanasit e andaluzianët që shpresonin të ishin në Bernabeu edhe për inat të Realit që është eliminuar nga kompeticioni, por ndërkohë për tifozët madrilenë mund të shërbëje si ngushëllim pasi në fund të fundit koncerti i Springsteen mund të jetë një shpërqëndrim i mirë për ta në një mbrëmje e dhimshme futbolli kur njëra prej Barcelonës apo Sevilla-s do të ngrejë Kupën.
