Maqedoni

Pengesat për biznes të suksesshëm në Maqedoni: Korrupsioni, pagesa morale dhe integrimet

16.02.2016 16:37

"Lufta kundër korrupsionit, pagesa morale dhe integrimi në BE janë tri kushtet më të rëndësishme për një biznes të suksesshëm, por Maqedonia duhet t’u kushtojë vëmendje serioze realizimit të tyre."

Ky është përfundimi i studimit të tretë të klimës së biznesit në Maqedoni, e cila zbatohet nga Departamenti i Tregtisë së Ambasadës austriake në vend.
 
"Kjo është hera e tretë që pyesim komunitetin e biznesit austriak për pikëpamjet e tyre mbi situatën ekonomike në Maqedoni. Për fat të keq, një e katërta e tyre janë në përgjithësi pesimistë për vitin 2016. Çështja numër një për kompanitë austriake është stabiliteti politik dhe për këtë arsye ata e ndjekin me kujdes zhvillimin e ngjarjeve”- deklaroi atasheu tregtar i Austrisë në Maqedoni, Gerhad Shlatell. 
 
Përveç këtyre tre kushteve, biznesmenët kanë nënvizuar se ka probleme edhe në sferën e infrastrukturës, doganës, situatën ekologjike, por edhe te resurset njerëzore.
 
"2015-ta ishte një vit i vështirë për ekonominë e Maqedonisë. Rritja e GDP prej 3.5% është një tregues i mirë, madje edhe në krahasim me disa vende evropiane. Turbulenca në disa tregje ndikoi në disa biznese në Maqedoni, që çuan deri te stagnimi i tyre dhe më i keq. Prandaj është e nevojshme një strategji e mirë për të tejkaluar këtë gjendje”- tha kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Shtefan Peter.
 
Për vitin 2016, sipas studimit të fundit, 48% e kompanive austriake presin qarkullim më të lartë në krahasim me vitin e kaluar, më shumë se 40% planifikojnë të rrisin fuqinë punëtore dhe më shumë se 30% planifikojnë të rrisin investimet.  
 
GAZMEND REXHEPI