Kreu i Çairit, Mexhiti, priti kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma
Në takimin në fjalë, Kryetari i Çairit e informoi mysafirin e respektuar me zhvillimet e fundit në vend si dhe i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër...

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti , priti sot Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit nga Kosova, Rufki Suma, i cili ishte i pranishëm në homazhet që u bënë te varrezat e dëshmorëve në Tanushë, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001 dhe rënies së dëshmorëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Në takimin në fjalë, Kryetari i Çairit e informoi mysafirin e respektuar me zhvillimet e fundit në vend si dhe i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër.
Në fund të takimit u ra dakord që takime të këtilla të jenë sa më të shpeshta me qëllim të krijimit të mundësive për një bashkëpunim më të ngushtë dhe për realizimin e projekteve të ndryshme me interes për të dyja palët.
